Cilët janë filmat më romantikë të të gjitha kohërave? Hidhini një sy kësaj liste

Këto janë disa nga filmat më romantikë të të gjitha kohërave. Ato janë një zgjedhje shumë e mirë për t’u parë jo vetëm gjatë ditëve të pushimeve të fundvitit, por edhe në çdo periudhë tjetër të vitit.

1) Casablanca (1942)

Rick dhe Ilsa do ta kenë përherë Parisin, ndërsa ne do të kemi përherë këtë film si kujtim. Nga gjithë qytetet në mbarë botën, Ingrid Bergman sheh Bogien. Ish të dashuruarit takohen dhe fluturat në stomak shfaqen sërish. Por ndodh një luftim i vogël, i njohur si Lufta e Dytë Botërore, dhe sinqerisht problemet e tyre duken të pavlera në krahasim me problemet e luftës. Në fund, Bergman largohet me burrin e saj hero, ndërsa Bogie qëndron me shoqen e tij më të mirë.

2) Shakespeare In Love (1998)

“Romeo, Romeo, prandaj je ti Romeo?” Në këtë romancë komike dhe të mprehtë, Shakespeare (Joseph Fiennes) po përdor librat e Dickensit për t’u motivuar që të përfundojë veprën e tij “Romeo dhe Zhulieta”. Më pas ai takon një grua tërheqëse që i jep atij gjithë frymëzimin e nevojshëm për të përfunduar tragjedinë.

3) Gone With The Ëind (1939)

Gjithkush do t’ju thojë se kjo është historia tipike e pashpërblyer e një vajze të bukur nga jugu dhe një mashtruesi donzhuan. Në fakt është një çështje midis Scarlet dhe shtëpisë së saj mjaft të këndshme.

4) The African Queen (1951)

Hey, është Bogie përsëri. Në këtë rast ai luan me Katherine Hepburn gjatë Luftës së Parë Botërore në Afrikë. Drejtuar nga i madhi John Huston, filmi përmban humor, aksion dhe dy nga personalitetet më të njohur në kinematografinë amerikane. Bogie dhe Heppie janë tepër të ndryshëm. Heppie luan rolin e një misionareje të pamartuar gjatë marshimit nga Gjermania. Bogie është një kapiten i thinjur dhe i alkoolizuar. Të dy ata bëjnë shumë dredhi, ndërkohë që zbulojnë se si dashuria kalon shumë probleme të kohës.

5) Ghost (1990)

Unë nuk e pëlqej shumë këtë film, por bashkëshortja ime e pëlqen dhe ajo është shumë më romantike se unë (dhe ajo po më shikon pas shpatullave tani që po shkruaj). Ajo nisi të qante, kur Patrick Swayze dhe Demi Moore bënë dashuri në një rrotë me qeramikë. Unë qava, kur ata prishën një ibrik perfekt. Filmi ka edhe Ëhoopi Goldberg si aktor që të gjithë e pranojnë se ishte perfekte.

6) Bridget Jones’s Diary (2001)

Një femër shumë e lëvizur dhe e prirur për të bërë aksidente vendos të ndryshojë në moshën 32 vjeçare, duke marrë në dorë kontrollin e jetës së saj. Në këtë nismë, nisi të mbante një ditar. Gjatë jetës, ajo njihet dhe bie në dashuri me Hugh Grant dhe Colin Firth (jo shumë keq për një femër aq të hallakatur sa ajo). Për fatin e saj të keq, të dy meshkujt e urrejnë njëri-tjetrin. Për fatin tonë të mirë, urrejtja e tyre e përbashkët shkon deri në zënkën e tyre me grushta. Padyshim, ndër filmat e mi më të dashur në këtë listë.

7) Bonnie and Clyde (1967)

Dikë e njeh mirë, kur shkon të vjedhësh dhe të qëllosh me armë me të. Dhe pas çdo banke të grabitur dhe gjykatësi të përzënë, dashuria e tyre rritet. Sigurisht, është shumë më e thjeshtë të biesh në dashuri me atë që pëlqen dhe duket si Ëarren Beatty dhe Faye Dunaway. Drejtori Arthur Penn ka vendosur shumë skena me gjak në film, po qëllimi kryesor ishte krijimi i një romance mes dy psikopatëve të paraqitshëm.

8) The Notebook (2004)

Ky është një nga filmat e preferuar të vajzës sime dhe kjo gjë më bën të lumtur, sepse çdo herë që mendoj për James Garner, kaloj një ditë të bukur. I bazuar në një novelë nga Nicholas Sparks, filmi tregon historinë e një personi të moshuar, gruaja e të cilit vuan nga Alzhaimeri. Garner kthehet çdo ditë në shtëpinë e pushimit për t’i lexuar asaj një kapitull nga ditari. Historia e tyre është ajo e dy të rinjve në vitet ’40, por që prindërit e saj të pasur nuk e pranojnë. Si do të përfundojë? Epo ju pak a shumë e kuptoni fundin, por askujt nuk i intereson, përderisa filmi është i bukur dhe aktorët Ryan Gosling, Rachel McAdams dhe Gena Rowlands janë fantastikë.

9) The Apartment (1960)

Ky film ka çdo gjë që del në të kundërt të faktit që ai është një romancë në vetvete. Në këmbim të ngritjes në detyrë, Jack Lemmon, i jep hua apartamentin e tij shefit të komanisë së vajit (Fred McMurray), për arsyen se ai po kalon nëpër një problem jashtëmartesor me heroinën Shirley McClain. Sigurisht që në fund heroi dhe heroina përfundojnë bashkë. Por si ia ka dalë ky film të konsiderohet komik, i bukur, romantik dhe jo i kotë? Kjo lidhet me aftësine e shkrimtarit dhe regjizorit Billy Ëilder, një nga më të mirët në Hollywood.

10) Four Ëeddings and a Funeral (1994)

Charles (Hugh Grant) është i pafat në dashuri dhe kjo gjë ndodh, deri kur ai takon bukuroshen amerikane Carrie (Andie MacDowell) në një dasmë. Jetët e tyre kryqëzohen në katër dasma dhe një funeral dhe ai nis të besojë, se ndoshta nuk është aq i pafat në dashuri sa mendonte. Filmi është shumë gallatë dhe Granti është në periudhën e tij më të mirë të aktrimit në këtë film. / Bota.al

Advertisement

Leave a Comment

 

— required *

— required *